E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS NGA KOPSHTI ZOOLOGJIK NË TAKIM ME RRUGËN “SAMI FRASHËRI”, NË BASHKINË E TIRANËS

V E N D I M
PëR
SHPRONëSIMIN, PëR INTERES PUBLIK, Të PRONARIT Të PASURISë Së PALUAJTSHME, PRONë PRIVATE, Që PREKET NGA  RIKONSTRUKSIONI I RRUGëS NGA KOPSHTI ZOOLOGJIK Në TAKIM ME RRUGëN “SAMI FRASHëRI”, Në BASHKINë E TIRANëS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5/1, 20 e 21, të ligjit      nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga rikonstruksioni i rrugës nga Kopshti Zoologjik në takim me rrugën “Sami Frashëri”, në bashkinë e Tiranës.
Pronari i pasurisë së paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që jepet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për sipërfaqen 44(dyzet e katër) m², tokë truall,  me vlerë të përgjithshme shpronësimi 2 052 336 (dy milionë e pesëdhjetë e dy mijë e treqind e tridhjetë e gjashtë) lekë.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 2 052 336 (dy milionë e pesëdhjetë e dy mijë e treqind e tridhjetë e gjashtë) lekë, të  përballohet nga të ardhurat e bashkisë së Tiranës, planifikuar në buxhetin e vitit 2009.
Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga bashkia e Tiranës.
5.  Afati i përfundimit të procedurës së shpronësimit të jetë tre muaj pasdatës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Afati i përfundimit të punimeve për këtë objekt të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga bashkia e Tiranës për realizimin e këtij projekti.
Shpronësimi bëhet në favor të bashkisë së Tiranës. Regjistrimi i ri i pasurisë, 44(dyzet e katër)  m², tokë truall, shpronësuar në favor të bashkisë së Tiranës, të bëhet brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe bashkia e Tiranës për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe  botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI   BERISHA11/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›