E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA AUTORITETI PORTUAL, DURRËS, MINISTRISË SË ARSIMIT DHE SHKENCËS TË KINOKLUBIT “MUJO ULQINAKU”, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.586, DATË 10.9.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN

V E N D I M

PËR

KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA AUTORITETI PORTUAL, DURRËS, MINISTRISË SË ARSIMIT DHE SHKENCËS TË KINOKLUBIT “MUJO ULQINAKU”, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.586, DATË 10.9.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTAVE TË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT U KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI SHOQËRIVE ANONIME DHE NDËRMARRJEVE TË SISTEMIT TË TRANSPORTIT DETAR DHE AJROR”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 13 e 14, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Autoriteti Portual, Durrës, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të pronës me numër rendor 21, kinoklubi “Mujo Ulqinaku”, dhënë sipas vendimit nr.586, datë 10.9.2004, të Këshillit të Ministrave, dhe përcaktuar në formularin nr.3, sipas planvendosjes dhe planimetrisë, që i bashkëlidhen këtij vendimi, për t’u përdorur për nevojat e universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

2. Ndryshimi për pronën me numër rendor 21, kinoklubi “Mujo Ulqinaku”, Durrës,  të reflektohet edhe në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.586, datë 10.9.2004, të Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohen ministri i Arsimit dhe Shkencës dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›