E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUASË DHE TË PROJEKTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS GJERMANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (KfW), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “SISTEMI I KANALIZIMEVE TË UJËRAVE TË ZEZA, KORÇA IV”

V E N D I M 

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUASË DHE TË PROJEKTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS GJERMANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (KfW), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “SISTEMI I KANALIZIMEVE TË UJËRAVE TË ZEZA, KORÇA IV”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe të ministrit të Financave,  Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huasë dhe të projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Gjermane për Rindërtim dhe Zhvillim (KfW), për financimin e projektit “Sistemi i kanalizimeve të ujërave të zeza, Korça IV”, me një hua prej 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) euro.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›