V E N D I M PËR KALIMIN NË PRONËSI, NGA ARMO, SHA-JA, TIRANË, BASHKISË KUÇOVË, TË ISH-UZINËS SË PËRPUNIMIT TË NAFTËS, KUÇOVË, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.208, DATË 16.4.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT T
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PRONËSI, NGA ARMO, SHA-JA, TIRANË, BASHKISË KUÇOVË, TË ISH-UZINËS SË PËRPUNIMIT TË NAFTËS, KUÇOVË, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.208, DATË 16.4.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME, SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI ARMO, SHA-SË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të nenit 3, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në pronësi, nga ARMO, sha-ja, Tiranë, bashkisë Kuçovë, të pronës me numër rendor 32 “Ish-uzina e përpunimit të naftës, Kuçovë”, për ndërtimin e parqeve dhe të zonave rekreative.
2. Prona me numër rendor 32 “Ish-uzina e përpunimit të naftës, Kuçovë”, të hiqet nga lista e inventarit, që i bashkëlidhet vendimit nr.208, datë 16.4.2004, të Këshillit të Ministrave.
3. Ky ndryshim të reflektohet në vendimin nr.662, datë 8.10.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të bashkisë Kuçovë, të qarkut të Beratit”.
4. Ngarkohen Ministria Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ARMO, sha-ja, bashkia Kuçovë dhe zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA