V E N D I M PËR TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË GRAMSH, TË PRONËS SË PALUAJTSHME, SHTETËRORE, NDËRTESA 2 KATE, ZYRA, GARAZH DHE VENDROJE, TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT, NË KËTË QYTET, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.359, DATË 5.6.2003, “
V E N D I M
PËR
TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË GRAMSH, TË PRONËS SË PALUAJTSHME, SHTETËRORE, NDËRTESA 2 KATE, ZYRA, GARAZH DHE VENDROJE, TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT, NË KËTË QYTET, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.359, DATË 5.6.2003, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME, SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI SHËRBIMIT INFORMATIV SHTETËROR”, E PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.431, DATË 11.7.2007, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË I TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, BASHKISË GRAMSH, TË QARKUT TË ELBASANIT”, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3/a, 5, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Transferimin në pronësi të bashkisë Gramsh, të pronës së paluajtshme, shtetërore, ndërtesa 2 kate, zyra, garazh dhe vendroje, aktualisht në përgjegjësi administrimi të Shërbimit Informativ të Shtetit, në këtë qytet, për t’u përdorur për ngritjen e një qendre sociale.
2. Bashkisë së Gramshit i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
3. Prona me nr.7 të hiqet nga lista e inventarit tw pronave të paluajtshme shtetërore, e cila i bashkëlidhet vendimit nr.359, datë 5.6.2003, të Këshillit të Ministrave.
4. Prona, ndërtesa 2 kate, zyra, garazh dhe vendroje, e Shërbimit Informativ të Shtetit, Gramsh, të shtohet në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, e cila i bashkëlidhet vendimit nr.431, datë 11.7.2007, të Këshillit të Ministrave.
5. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia Gramsh për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA