V E N D I M PËR DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z.SABRI GODO
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z.SABRI GODO
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Dhënien shtesë pensioni të posaçëm shtetëror z.Sabri Godo, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA