E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË DISA AUTOKOLONAVE USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D I M 

PËR 

LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË DISA AUTOKOLONAVE  USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë,  në itinerarin Qafë-thanë - Porti i Durrësit, në datën 25 janar 2009, të 3 (tre) autokolonave ushtarake italiane, të përbëra, si më poshtë vijon:

-          Autokolona e parë, nga 16 (gjashtëmbëdhjetë) automjete dhe     23 (njëzet e tre) trupa;

-          Autokolona e dytë, nga 15 (pesëmbëdhjetë) automjete dhe 38 (tridhjetë e tetë) trupa;

-          Autokolona e tretë, nga 7 (shtatë) automjete dhe 44 (dyzet e katër) trupa, dhe 1 (një) automjet dhe 2 (dy) trupa.

2.     Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë,  në itinerarin Porti i Durrësit - Qafë-thanë, në datën 28 janar 2009, të 3 (tri) autokolonave ushtarake italiane, të përbëra, si më poshtë vijon:

-          Autokolona e parë, nga 16 (gjashtëmbëdhjetë) automjete dhe 27 (njëzet e shtatë) trupa;

-          Autokolona e dytë, nga 16 (gjashtëmbëdhjetë) automjete dhe 36 (tridhjetë e gjashtë) trupa;

-          Autokolona e tretë, nga 8 (tetë) automjete dhe 27 (njëzet e shtatë) trupa.

3.     Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonat, që do të kalojnë në datën 25 janar 2009, është pika e kalimit të kufirit Qafë-thanë dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit.

Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë për autokolonat, që do të kalojnë në datën 28 janar 2009, është pika e kalimit të kufirit Porti i Durrësit dhe pika e daljes është pika e kalimit të kufirit        Qafë-thanë.

4.     Procedurat për hyrjen, qëndrimin dhe daljen e këtyre trupave në Republikën e Shqipërisë janë parashikuar në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, të marrëveshjes, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera, që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre, nënshkruar në Bruksel, më 10 janar 1994, si dhe të protokollit shtesë, për marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre”, ratifikuar me ligjin nr.8034, datë 22.11.1995.

5.     Autokolonat ushtarake italiane, gjatë hyrjes, lëvizjes dhe daljes në/nga territori i Republikës së Shqipërisë, të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

6.     Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI  BERISHA


27/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›