E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË KATËR AUTOKOLONAVE USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D I M

PËR

LEJIMIN E KALIMIT TRANZIT TË KATËR AUTOKOLONAVE USHTARAKE ITALIANE, PËRMES TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, pika 2, 17, 18 e 19, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, të 2 autokolonave ushtarake italiane, të përbëra nga 14 (katërmbëdhjetë) dhe 16 (gjashtëmbëdhjetë) automjete,  dhe gjithsej 60 (gjashtëdhjetë) trupa, në itinerarin Qafë-thanë - Porti i Durrësit, në datën 26 korrik 2008. 
 
2. Lejimin e kalimit tranzit, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë, të 2 autokolonave ushtarake italiane, të përbëra nga 16 gjashtëmbëdhjetë) automjete ushtarake dhe 15 (pesëmbëdhjetë) automjete civile dhe gjithsej 31 (tridhjetë e një) trupa, në itinerarin Qafë-thanë - Porti i Durrësit, në datën  30 korrik 2008.
Pika e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë është pika e kalimit të kufirit Qafë-   thanë dhe pika e daljes është Porti i Durrësit.

3. Procedurat për hyrjen, qëndrimin dhe daljen e këtyre trupave në Republikën e Shqipërisë janë parashikuar në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, të marrëveshjes ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe shteteve të tjera, që marrin pjesë në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre, nënshkruar në Bruksel, më 10 janar 1994, si dhe të protokollit shtesë, për marrëveshjen, ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse në Partneritetin për Paqe, përsa i përket statusit të forcave të tyre”, ratifikuar me ligjin nr.8034, datë 22.11.1995.

4. Autokolonat ushtarake italiane, gjatë itinerarit të lëvizjes nëpër territorin e Republikës së Shqipërisë, të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

5. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›