V E N D I M PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.770, DATË 10.11.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN UJMISHT”, DHE PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE, PYJE DHE
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.770, DATË 10.11.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN UJMISHT”, DHE PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE, PYJE DHE KULLOTA, QË DO TË TRANSFEROHEN NË PRONËSI TË NJËSISË SË QEVERISJES VENDORE, KOMUNA UJMISHT, TË QARKUT TË KUKËSIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, dhe të nenit 23, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.770, datë 10.11.2004, të Këshillit të Ministrave, të shtohet edhe lista e pronave të paluajtshme publike, pyje dhe kullota, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të njësisë së qeverisjes vendore, komuna Ujmisht, të qarkut të Kukësit, me 5 (pesë) fletë, që përfundon me numrin rendor 165 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë).
2. Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, pyje dhe kullota, që janë në juiridiksionin, territorial dhe administrativ, të njësisë së qeverisjes vendore, komuna Ujmisht, të qarkut të Kukësit, që do t’i transferohen në pronësi kësaj njësie.
3. Lista përfundimtare e pronave të paluajtshme, pyje dhe kullota, me 8 (tetë) fletë, që përfundon me numrin rendor 265 (dyqind gjashtëdhjetë e pesë), dhe lidhja 1 i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
4. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Ujmisht për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA