V E N D I M PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË PERSONELIT TË POLICISË SË SHTETIT
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES SË PERSONELIT TË POLICISË SË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 100, pika 5, dhe 119, të Kushtetutës, dhe të neneve 41, 86 e 129, të ligjit nr.9749, datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores së personelit të Policisë së Shtetit, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Vendimi nr.280, datë 2.6.2000, i Këshillit të Ministrave, “Për rregulloren e Policisë së Shtetit”, shfuqizohet, me fillimin e efekteve të kësaj rregulloreje.
3. Ngarkohet ministri i Brendshëm për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA