E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E DHËNIES SË LEJES SË KONCESIONIT “ARMO”, SHA-SË, TIRANË, PËR PËRPUNIMIN E NAFTËS, GAZIT DHE TË NËNPRODUKTEVE TË TYRE

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E DHËNIES SË LEJES SË KONCESIONIT “ARMO”, SHA-SË, TIRANË, PËR PËRPUNIMIN E NAFTËS, GAZIT DHE TË NËNPRODUKTEVE TË TYRE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e  naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin e dhënies së lejes së koncesionit “Armo”, sha-së, Tiranë, për përpunimin e naftës, gazit dhe të nënprodukteve të tyre, sipas dokumentit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


14/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›