E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit takim me banorët e Velipojës: "Shqipëria që po ndryshon, shënon rekord në rritjen ekonomike".

  Turi Shqipëria po ndryshon i Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli u ndal sot në Velipojë, në një takim masiv me banorët e kësaj Komune.   Velipoja një prej zonave më të njohura turistike në vend, këto katër vjet ka njohur ndryshimet të jashtëzakonshme në infrastrukturë, rrugë, ujësjellësa, kanalizime në sistemin arsimor e shëndetësi.
Mbi 12 milion euro nga buxheti I shtetit janë investuar në rikonstruksion rrugësh si ajo nacionale Mali Kolaj- Vilu, 4 miliard lekë, rindërtim I shëtitoreve, ku vetëm në shëtitoren e plazhit janë derdhur 200 milion lekë, akse të tjera ruralë, ndërtimin e shkollave Gjergj Vat Martini, Rec I Vjetër dhe Mal Kolaj me vlerë mbi 430 milion lekë, ndërtimi i pesë qendrave shëndetësore, sigurimi I energjisë 24 orë, dhe shumë investime të tjera në sektorët publikë. Pasi përuroi shkollën e re një investim prej 320 milion lekë Kryetarja e Kuvendit tha se investimet e kryera në Shqipëri këto katër vjet, janë shifra të paimagjinueshme.   Vij këtu në Velipojë, tha Kryetarja e Kuvendit dhe shoh që është ndërtuar rrugë e re, urë e re, shkollë e re, ujësjellës i ri, rrugë të tjera të reja. Kjo është Shqipëria që po ndryshon. Kjo është Velipoja që po ndryshon. Kjo është ajo që kishim premtuar. Kjo është fjala që ne mbajmë.
Vetëm në Velipojë, sikurse edhe dje në komunën e Shëngjinit dhe ashtu si në çdo komunë tjetër të Shqipërisë, në veri apo në jug, apo në lindje dhe perëndim, ka nga 10 herë, 15 herë më shumë investime.
Në fakt kemi qenë rekord në rritjen ekonomike, të rrogave, në pensione, në shpejtësinë e integrimit, kemi qenë rekord në secilën garë ku Shqipëria ka marrë pjesë dhe ju na keni mbështetur. Kryetarja e Kuvendit duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e reformave për një Shqipëri që po ndryshon tha se në 28 Qershor do të jetë një ditë e madhe sepse shqiptarët do të vazhdojnë në rrugën e integrimit europian.   Fjalimi i plotë i kryetares së Kuvendit në Velipojë
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›