V E N D I M PËR MIRATIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT DHE TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT NË PROGRAMIN E STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË, PRANË FAKULTETIT TË INXHINIERISË ELEKTRIKE, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS,
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT DHE TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT NË PROGRAMIN E STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË, PRANË FAKULTETIT TË INXHINIERISË ELEKTRIKE, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS,
PËR VITIN AKADEMIK 2007-2008
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 34, pika 4, e 75, pika 3, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Kuotat e pranimit në programin e studimeve të ciklit të dytë, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike, të Universitetit Politeknik të Tiranës, për vitin akademik 2007-2008, të jenë, si më poshtë vijon:
- Inxhinieri Elektronike……………..20;
- Inxhinieri e Telekomunikacionit…..20;
- Inxhinieri Informatike……………..25.
2. Tarifa e shkollimit për ciklin e dytë të studimeve, për vitin akademik 2007-2008, në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, të Universitetit Politeknik të Tiranës, të jetë 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë.
3. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA