V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.205, DATË 13.4.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E DISPOZITAVE ZBATUESE TË KODIT DOGANOR”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.205, DATË 13.4.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E DISPOZITAVE ZBATUESE TË KODIT DOGANOR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9 e 13, të ligjit nr.8449, datë 27.1.1999, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Në vendimin nr.205, datë 13.4.1999, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, në pjesën I, titulli II, kreu I, në pikën 3, të bëhet ndryshimi, si më poshtë vijon:
Lidhja 1, “Struktura organike”, zëvendësohet me lidhjen 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.