E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË KONTIGJENCËS, TË MIRATUAR NË BUXHETIN E VITIT 2007

V E N D I M

PËR

PËORIMIN E FONDIT TË KONTIGJENCËS, TË MIRATUAR NË BUXHETIN E VITIT 2007

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

4.        Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në buxhetin e miratuar për vitin 2007, në programin “Sigurimi shoqëror”, artikulli 604, “Të tjera transferta korrente, të brendshme”, t’i shtohet fondi, prej 1 000 000 000 (një mijë milionë) lekësh, nga fondi i kontigjencës, i miratuar në buxhetin e shtetit, të vitit 2007.

5.        Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›