V E N D I M PËR MIRATIMIN E LEJES PËR NDËRTIMIN DHE SHFRYTËZIMIN E LINJËS TREGTARE, ME RRYMË TË VAZHDUAR, TË INTERKONJEKSIONIT SEMAN (SHQIPËRI) – FOXHIA (ITALI)
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LEJES PËR NDËRTIMIN DHE SHFRYTËZIMIN E LINJËS TREGTARE, ME RRYMË TË VAZHDUAR, TË INTERKONJEKSIONIT SEMAN (SHQIPËRI) – FOXHIA (ITALI)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 31, pika 1, dhe 31/1, pika 1, të ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e ndërtimit të linjës tregtare, me rrymë të vazhduar, të interkonjeksionit Seman (Shqipëri) – Foxhia (Itali).
2. Miratimin e lejes nr.1, datë 13.11.2007, për ndërtimin dhe shfrytëzimin e linjës tregtare, me rrymë të vazhduar, të interkonjeksionit Seman (Shqipëri) – Foxhia (Itali), leje e lëshuar nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës shoqërisë «ASG Power Albania», sha, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA