V E N D I M PËR TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË SË BERATIT TË DISA PASURIVE, TRUALL
V E N D I M
PËR
TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË SË BERATIT TË DISA PASURIVE, TRUALL
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 shkronja “k”, 5, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2007, “Për transferimin e pronave të paluajtshme të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Kalimin në pronësi të bashkisë së Beratit të pasurive me numrat rendorë 440, 441, 442 e 443 dhe me sipërfaqe përkatëse 1 473 m2, 943 m2, 2 455 m2 e 2 233 m2, sipas listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në bashkinë e Beratit, për ngritjen e banesave sociale.
2. Bashkisë së Beratit i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e pronave të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, t’i tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
3. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe kryetari i bashkisë së Beratit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I