V E N D I M PËR MIRATIMIN E LETËRPOLITIKAVE PËR KONTROLLIN E BRENDSHËM FINANCIAR PUBLIK DHE TË PLANIT TË VEPRIMIT, 2009-2014
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LETËRPOLITIKAVE PËR KONTROLLIN E BRENDSHËM FINANCIAR PUBLIK DHE TË PLANIT TË VEPRIMIT, 2009-2014
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 66, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e letërpolitikave për kontrollin e brendshëm financiar publik dhe të planit të veprimit për zbatimin e tyre, 2009-2014, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Financave për udhëheqjen e procesit për zbatimin e letërpolitikave për kontrollin e brendshëm financiar publik dhe të planit të veprimit, 2009-2014.
3. Vendimi nr.484, datë 30.6.2005, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e letërpolitikave dhe të planit të veprimit për kontrollin e brendshëm financiar publik”, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
11/06/2009