E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS ME NUMRAT DHE TITUJT E STANDARDEVE TË HARMONIZUARA SHQIPTARE, ME KARAKTER REFERUES, PËR PREZUMIMIN E KONFORMITETIT TË LODRAVE

V E N D I M 

PËR 

MIRATIMIN E LISTËS ME NUMRAT DHE TITUJT E STANDARDEVE TË HARMONIZUARA SHQIPTARE, ME KARAKTER REFERUES, PËR PREZUMIMIN E KONFORMITETIT TË LODRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 19, të nenit 2,  të   ligjit nr.9779, datë 16.7.2007, « Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve joushqimore», me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin e listës me numrat dhe titujt e standardeve të harmonizuara shqiptare, që i bashkëlidhen këtij vendimi, të cilat do të shërbejnë si dokumente reference, për prezumimin e konformitetit të lodrave, sipas kërkesave thelbësore, të përcaktuara në vendimin nr.888, datë 19.12.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të lodrave”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›