V E N D I M PËR DHËNIEN NË PËRDORIM AGJENCISË SË KËRKIMIT, TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT, TË NJË PJESE TË NDËRTESËS SË ISH-MINISTRISË SË TRANSPORTEVE E TELEKOMUNIKACIONEVE
V E N D I M
PëR
DHëNIEN Në PëRDORIM AGJENCISë Së KëRKIMIT, TEKNOLOGJISë DHE INOVACIONIT, Të NJë PJESE Të NDëRTESëS Së ISH-MINISTRISë Së TRANSPORTEVE E TELEKOMUNIKACIONEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 13, të ligjit nr.8743, datë 23.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Dhënien në përdorim Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, të katit të dytë teknik të ndërtesës së ish-Ministrisë së Transporteve dhe Telekomunikacioneve, sipas vendndodhjes së përcaktuar në planimetrinë, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Kryeministria, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
17/02/2010