V E N D I M PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.478, DATË 18.7.2007, TË KËSHILLIT TË MISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE, NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS”, TE NDRYSHUAR
V E N D I M
PëR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME Në VENDIMIN NR.478, DATë 18.7.2007, Të KëSHILLIT Të MISTRAVE, “PëR MIRATIMIN E STRUKTURëS DHE Të NIVELEVE Të PAGAVE Të NëPUNëSVE Të DISA INSTITUCIONEVE, Në VARëSI Të MINISTRAVE Të LINJëS”, TE NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13. 5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.478, datë 18.7.2007, të ndryshuar, të bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë vijon:
a) Në fund të shkronjës “a”, të pikës 1, të shtohen emërtesat “Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit”.
b) Në shkronjën “b”, të pikës 1:
- të shfuqizohet emërtesa “Instituti i Studimeve të Urbanistikës”,
- të shtohet emërtesa “Zyra e Shërbimit Turistik”.
2. Pagat e punonjësve të tjerë mbështetës të Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe Zyrës së Shërbimit Turistik, të përcaktohen sipas vendimit për pagat e punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore.
3. Efektet financiare, për vitin 2010, të përballohen nga fondet e planifikuara për këto institucione për këtë vit.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data e emërimit të nëpunësve dhe punonjësve në detyrë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
17/02/2010