E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LEJES PËR NDËRTIMIN DHE SHFRYTËZIMIN E LINJËS TREGTARE TË INTERKONJEKSIONIT, ME RRYMË TË VAZHDUAR, PORTO ROMANO/DURRËS (SHQIPËRI) – CASAMASSIMA/BARI (ITALI)

V E N D I M

PëR 

MIRATIMIN E LEJES PëR NDëRTIMIN DHE SHFRYTëZIMIN E LINJëS TREGTARE Të INTERKONJEKSIONIT, ME RRYMë Të VAZHDUAR, PORTO ROMANO/DURRëS (SHQIPëRI) – CASAMASSIMA/BARI (ITALI)
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 31 e 31/1, të ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, “Pwr sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I :
 
1.     Miratimin e ndërtimit të linjës tregtare të interkonjeksionit, me rrymë të vazhduar, Porto Romano/Durrës (Shqipëri) – Casamassima/ Bari (Itali).
 
2.     Miratimin e lejes nr.3/1, datë 1.12.2009, “Për ndërtimin dhe shfrytëzimin e linjës tregtare të interkonjeksionit me rrymë të vazhduar, Porto Romano/Durrës (Shqipëri)–Casamassima/Bari (Itali)”, dhënë shoqërisë “ENEL Produzione, S.p.A.”, nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
 
 
3.     Vendimi nr.1516, datë 19.11.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e lejes për ndërtimin dhe shfrytëzimin e linjës tregtare të interkonjeksionit, me rrymë të vazhduar, Porto Romano/Durrës (Shqipëri) – Casamassima/Bari (Itali)”, shfuqizohet.
4. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
16/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›