V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUATJSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM, TË BASHKISË KUKËS, TË QARKUT TË KUKËSIT
V E N D I M
PëR
MIRATIMIN E LISTëS PëRFUNDIMTARE Të PRONAVE Të PALUATJSHME PUBLIKE, SHTETëRORE, Që TRANSFEROHEN, Në PRONëSI OSE Në PëRDORIM, Të BASHKISë KUKëS, Të QARKUT Të KUKëSIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të bashkisë Kukës, të qarkut të Kukësit, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të kësaj bashkie, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet, këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Lista e inventarit me 124 (njëqind e njëzet e katër) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 794 (shtatëqind e nëntëdhjetë e katër).
2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, kryeregjistruesi i zyrës qendrore të Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe bashkia Kukës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “ Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
10/03/2010