E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E MIRATUAR PËR VITIN 2010, PËR BASHKINË KUKËS, PËR ZBATIMIN E PROJEKTIT “REHABILITIMI I MBULESAVE TË PALLATEVE, NË LAGJEN NR.1, KUKËS’’

V E N D I M

PëR

NJë SHTESë FONDI Në BUXHETIN E MIRATUAR PëR VITIN 2010, PëR BASHKINë KUKëS, PëR ZBATIMIN E PROJEKTIT “REHABILITIMI I MBULESAVE Të PALLATEVE, Në LAGJEN NR.1, KUKëS’’

Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 13, të ligjit nr.10190, datë 26.11.2009, “Për buxhetin e vitit 2010”, dhe të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Bashkisë Kukës, në buxhetin e miratuar për vitin 2010, t’i shtohet fondi prej 7 100 000 (shtatë milionë e njëqind mijë) lekësh, për zbatimin e projektit “Rehabilitimi i mbulesave të pallateve, në lagjen nr.1, Kukës”.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

3. Ngarkohen ministri i Financave, ministri i Brendshëm, prefekti i qarkut të Kukësit dhe bashkia e Kukësit, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA


10/03/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›