E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN QENDËR LIBOHOVË, TË QARKUT TË GJIROKASTRËS

V E N D I M 

PËR 

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN QENDËR LIBOHOVË, TË QARKUT TË GJIROKASTRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Qendër Libohovë, të qarkut të Gjirokastrës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 100 (njëqind) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 689 (gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë).

2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA

 


22/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›