E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M Për NJE NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1694, DATË 24.12.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE, PËR VITIN 2009, NË MINISTRITË DHE INSTITUCIONET QENDRORE”, të ndryshuar

V E N D I M 

Për 

NJE NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1694, DATË 24.12.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE, PËR VITIN 2009, NË MINISTRITË DHE INSTITUCIONET QENDRORE”, të ndryshuar

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Pika 1,  e vendimit nr.1694, datë 24.12.2008, të Këshillit të Ministrave, të  ndryshuar, ndryshohet si më poshtë vijon:

“1. Numri i përgjithshëm i punonjësve buxhetorë, për vitin 2009, për ministritë dhe institucionet qendrore, bëhet “89 881 veta”, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA


22/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›