E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), QË VEPRON NË EMËR TË AGJENCISË ZBATUESE TË SHËRBIMIT GLOBAL MJEDISOR (GEF), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), QË VEPRON NË EMËR TË AGJENCISË ZBATUESE TË SHËRBIMIT GLOBAL MJEDISOR (GEF), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT  TË MENAXHIMIT TË INTEGRUAR TË EKOSISTEMIT TË LIQENIT TË SHKODRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), që vepron në emër të Agjencisë Zbatuese të Shërbimit Global Mjedisor (GEF), për financimin e projektit të menaxhimit të integruar të ekosistemit të liqenit të Shkodrës.

Ky vendim hyn në fuqi  pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›