V E N D I M PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË PERSONELIT TË SHËRBIMIT TË KONTROLLIT TË BRENDSHËM, NË MINISTRINË E BRENDSHME
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES SË PERSONELIT TË SHËRBIMIT TË KONTROLLIT TË BRENDSHËM, NË MINISTRINË E BRENDSHME
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 20, të ligjit nr.10002, datë 6.10.2008, “Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores së personelit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet ministri i Brendshëm për zbatimin e këtij vendimi
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
11/06/2009