E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMBEVE TË BASHKUARA, PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “ZVOGËLIMI I KEQUSHQYERJES TE FËMIJËT”

V E N D I M
PëR
MIRATIMIN, Në PARIM,  Të MARRëVESHJES, NDëRMJET KëSHILLIT Të MINISTRAVE Të REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë  DHE KOMBEVE Të BASHKUARA, PëR FINANCIMIN E  PROGRAMIT “ZVOGëLIMI I KEQUSHQYERJES TE FëMIJëT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim,  të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara (agjencitë zbatuese UNICEF, WHO, FAO), për financimin e  programit “Zvogëlimi i kequshqyerjes te fëmijët”.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R ISALI  BERISHA11/12/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›