V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.28, DATË 24.1.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN E KËSHILLIT TË ARSIMIT TË LARTË DHE SHKENCËS”
V E N D I M
PëR
DISA NDRYSHIME Në VENDIMIN NR.28, DATë 24.1.2007, Të KëSHILLIT Të MINISTRAVE, “PëR PëRBëRJEN E KëSHILLIT Të ARSIMIT Të LARTë DHE SHKENCëS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 65 e 66, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës”, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në shkronjën “b”, të pikës 1, të vendimit nr.28, datë 24.1.2007, të Këshillit të Ministrave, në listën e ekspertëve të fushës së arsimit të lartë, shkencës, teknologjisë dhe sektorit privat, të bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
• “Prof. Dr. Bardhyl Musai zëvendësohet me Prof. Dr. Gëzim Karapici, në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës.”.
• “ Prof. Dr. Myqerem Tafaj zëvendësohet me Prof. Dr. Pavli Kongo, në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA11/12/2009