V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË KONVENTËS, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË, PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT DHE KAPITAL
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË KONVENTËS, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË, PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT DHE KAPITALIN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, « Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare », me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të konventës, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimin mbi të ardhurat dhe kapitalin.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA