V E N D I M PËR KALIMIN E MJEDISEVE TË KONVIKTIT TË SHKOLLËS SË MESME INDUSTRIALE “PETRO SOTA”, FIER, NGA MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS NË PRONËSI TË BASHKISË FIER, TË QARKUT TË FIERIT
V E N D I M
PËR
KALIMIN E MJEDISEVE TË KONVIKTIT TË SHKOLLËS SË MESME INDUSTRIALE “PETRO SOTA”, FIER, NGA MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS NË PRONËSI TË BASHKISË FIER, TË QARKUT TË FIERIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, 10, 11 e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 3, 5 e 6, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin e mjediseve të konviktit të shkollës së mesme industriale “Petro Sota”, Fier, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në pronësi të bashkisë Fier, të qarkut të Fierit, sipas formularit dhe planimetrisë, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Ngarkohen ministri i Brendshëm, ministri i Arsimit dhe Shkencës, kryetari i bashkisë së Fierit dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA