E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (EBRD), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RRUGËVE RAJONALE DHE LOKALE

V E N D I M

PëR

MIRATIMIN, Në PARIM, Të MARRëVESHJES Së HUASë, NDëRMJET REPUBLIKëS Së SHQIPëRISë DHE BANKëS EUROPIANE PëR RINDëRTIM DHE ZHVILLIM (EBRD), PëR FINANCIMIN E PROJEKTIT Të RRUGëVE RAJONALE DHE LOKALE


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), për financimin e projektit të rrugëve rajonale dhe lokale, me një kredi prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) eurosh, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi
2. Autorizimin e Ministrisë së Financave, që, nëpërmjet marrëveshjes së transferimit, të transferojë fondet e huasë te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si agjencia zbatuese e projektit, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


24/02/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›