E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “PËR KËRKESAT THELBËSORE DHE VLERËSIMIN E KONFORMITETIT TË PAJISJEVE TË GAZIT”

V E N D I M

PëR

MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “PëR KëRKESAT THELBëSORE DHE VLERëSIMIN E KONFORMITETIT Të PAJISJEVE Të GAZIT”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.9779, datë 16.7.2007, “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve joushqimore”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


1. Miratimin e rregullit teknik “Për kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të pajisjeve të gazit”, që përafron me Direktivën Europiane EUR-lex 31990L0396, datë 29 qershor 1990, “Mbi përafrimin e ligjeve të vendeve anëtare të lidhura me pajisjet që përdorin lëndë djegëse të gaztë”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Vendimi nr.426, datë 26.6.2003‚ i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave teknike, në zbatim të udhëzimeve nr. 90/396/EEC dhe nr. 93/68/EEC të Bashkimit Europian për futjen në treg, qarkullimin e lirë dhe vërtetimin e konformitetit të pajisjeve, që punojnë me lëndë djegëse të gazta”, shfuqizohet.

Ky vendim botohet në “Fletoren zyrtare” dhe hyn në fuqi më datë 1.10.2010.


K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


24/02/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›