V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMANDËS SUPREME TË FORCAVE TË ALEANCËS NË EVROPË (SHAPE) E SHTABIT TË KOMANDËS SË LARTË ALEATE PËR TRANSFORMIMIN
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KOMANDËS SUPREME TË FORCAVE TË ALEANCËS NË EVROPË (SHAPE) E SHTABIT TË KOMANDËS SË LARTË ALEATE PËR TRANSFORMIMIN (HQ SACT), PËR MASAT MBËSHTETËSE TË SHTETIT PRITËS, PËR KRYERJEN E OPERACIONEVE TË NATO-s
Në mbështetje të neneve 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komandës Supreme të Forcave të Aleancës në Evropë (SHAPE) e Shtabit të Komandës së Lartë Aleate për Transformimin (HQ SACT), për masat mbështetëse të shtetit pritës, për kryerjen e operacioneve të NA-s.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA