E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM DHE REDUKTIMIN E EMETIMEVE TË GAZIT, ME EFEKT SERE

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM DHE REDUKTIMIN E EMETIMEVE TË GAZIT, ME EFEKT SERE

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve e marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.       Miratimin, në parim, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, dhe qeverisë së Republikës së Italisë, përfaqësuar nga Ministria e Mjedisit, Tokës dhe Detit, për zhvillimin e qëndrueshëm dhe reduktimin e emetimeve të gazit, me efekt sere, me një shumë grant prej 5 000 000 (pesë milionë) eurosh.

2.       Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për përballimin e detyrimeve financiare, që rrjedhin nga pagesat e      TVSH-së dhe të taksave të tjera vendore, si dhe për programimin e fondit përkatës, në buxhetin e saj vjetor.

3.       Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›