E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REHABILITIMI I RRËSHQITJES “GURI RENZIT”, LIBRAZHD

V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REHABILITIMI I RRËSHQITJES “GURI RENZIT”, LIBRAZHD

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të     ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.       Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga rehabilitimi i rrëshqitjes “Guri Renzit”, Librazhd.

2.       Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

3.       Pronari i pasurisë së paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen 850 m2, tokë arë,  vlerësuar me çmimin  600 lekë/m2, me vlerë të përgjithshme shpronësimi 510 000 (pesëqind e dhjetë mijë) lekë.

4. Shpenzimet procedurale, në vlerën  151 000 (njëqind e pesëdhjetë e një mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

5.       Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 510 000 (pesëqind e dhjetë mijë) lekësh, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.

6.       Shpronësimi të fillojë më 30.11.2007 dhe të përfundojë më 30.12.2007.

7.       Pronari i përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilin është bërë shënimi “Plotësim dokumentacioni”, të kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

8.       Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›