E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.663, DATË 18.1.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR RISHPËRNDARJEN E FONDIT TË KONTIGJENCËS, TË PARASHIKUAR NË BUXHETIN E SHTETIT, TË VITIT 2007 »

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.663, DATË 18.1.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, « PËR RISHPËRNDARJEN E FONDIT TË KONTIGJENCËS, TË PARASHIKUAR NË BUXHETIN E SHTETIT, TË VITIT 2007 »

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, «Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007 », me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Në pikën 1, të vendimit nr.663, datë 18.1.2007, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime:

a) Shkronja « a » ndryshohet, si më poshtë vijon :

«a) Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2007, t’i shtohet fondi prej 900 000 000 (nëntëqind milionë) lekësh, nga të cilat:

i)         100 000 000 (njëqind milionë) lekë, në programin « Policia e Shtetit », zëri « Investime për blerje automjetesh »;

ii)       800 000 000 (tetëqind milionë) lekë, në programin  « Prefekturat dhe funksionet e deleguara të pushtetit vendor », zëri « Investime për infrastrukturën vendore për objektet në proces ». ».

b) Shkronja « b » ndryshohet, si më poshtë vijon :

«b) Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2007, t’i shtohet fondi 100 000 000 (njëqind milionë) lekë në programin « Planifikim, menaxhim dhe administrim », zëri « Investime ». »

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›