E Diel, 1 Nëntor 2026

v e n d i m PER DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.824, DATË 5.12.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E DISA NJËSIVE KRYESORE, FAKULTETE, NË UNIVERSITETIN POLITEKNIK TË TIRANËS”

v e n d i m 

PER

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.824, DATË 5.12.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E DISA NJËSIVE KRYESORE, FAKULTETE, NË UNIVERSITETIN POLITEKNIK TË TIRANËS”

N¸ mb¸shtetje t¸ nenit 100 t¸ Kushtetut¸s. të neneve 9, pika 2, e 41 e vijues, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, K¸shilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.      Në vendimin nr.824, datë 5.12.2007, bëhen këto ndryshime:

a)      Shkronja “b”, e pikës 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“b)  Krijohet Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, që ka në përbërje:

i.              Departamentin e Inxhinierisë Matematike;

ii.             Departamentin e Inxhinierisë Fizike;

iii.            Departamentin e Kimisë;

iv.            Qendrën e Gjuhëve të Huaja.”.

b)      Pika 3 shfuqizohet.

2.      Universiteti Politeknik i Tiranës të marrë masa për ngritjen e këtyre strukturave, në përputhje me ligjin nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI BERISHA


08/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›