E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT, NGA UNIVERSITETI I TIRANËS QENDRËS SË STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE, TË PALESTRËS SPORTIVE TË UT-së

V E N D I M 

PËR 

NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT, NGA UNIVERSITETI I TIRANËS QENDRËS SË STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE, TË PALESTRËS SPORTIVE TË UT-së

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit t¸ Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

 

1.     Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Universiteti i Tiranës Qendrës së Studimeve Albanologjike, të objektit “Palestër sportive”, të Universitetit të Tiranës (UT), së bashku me mjediset e tjera ndihmëse, truallin e ndërtesës dhe oborrin e rrethuar, sipas genplanit dhe planimetrisë, që i bashk¸lidhen k¸tij vendimi.

2.     Objekti i mësipërm, pas kryerjes së rehabilitimit dhe përshtatjes, të përdoret në funksion të qëllimit dhe të veprimtarisë së      Qendrës së Studimeve Albanologjike.

3.     Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA


22/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›