E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NGRITJEN DHE ORGANIZIMIN E STACIONIT TË POLICISË SË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIT,

V E N D I M 

PËR 

NGRITJEN DHE ORGANIZIMIN E STACIONIT TË POLICISË SË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIT, NË TUNELIN THIRRË-KALIMASH

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.8766, datë 5.4.2001, “Për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin”,  të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Në tunelin Thirrë-Kalimash, në anën, që lidhet me qytetin e Kukësit, të ngrihet stacioni i policisë së mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit, si pjesë e sistemit të Drejtorisë së Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (PMNZSH).

2.     Emërimi, titullimi, transferimi dhe lirimi nga detyra e oficerit të stacionit të PMNZSH-së në këtë objekt të bëhen nga ministri i Brendshëm.

3.     Plotësimi me personel shërbimi i këtij stacioni të bëhet nga prefekti i qarkut, me propozimin e shefit të stacionit të PMNZSH-së së objektit, në përputhje me kriteret e përcaktuara në ligjin nr.8766, datë 5.4.2001, “Për mbrojtjen nga zjarri dhe për shpëtimin”, dhe me aktet e tjera nënligjore, dalë në zbatim të tij.

4.     Organizimi, drejtimi dhe formimi profesional i personelit të këtij stacioni të bëhen nga shefi i PMNZSH-së së objektit dhe të kontrollohen nga drejtoria e PMNZSH-së.

5.     Efekti financiar për ngritjen dhe funksionimin e stacionit të PMNZSH-së, përcaktuar  në pikën 1, të këtij vendimi arrin vlerën 10 612 000 (dhjetë milionë e gjashtëqind e dymbëdhjetë mijë) lekë, për shpenzime personeli.

6.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

7.     Ngarkohen ministri i Brendshëm dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA


22/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›