V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.277, DATË 18.7.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRFITIMET NGA STATUSI I TË VERBËRIT”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.277, DATË 18.7.1997, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRFITIMET NGA STATUSI I TË VERBËRIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.8089, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbërit”, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në fjalinë e parë, të pikës 4, të vendimit nr.277, datë 18.7.1997, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shuma “... 8 700 (tetë mijë e shtatëqind) lekë...”” zëvendësohet me “... 9 800 (nëntë mijë e tetëqind) lekë...”.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, në shumën 123 000 000 (njëqind e njëzet e tre milionë) lekë, të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të vitit 2009.
3. Ngarkohen Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Financave, Shërbimi Social Shtetëror dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 qershor 2009.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
11/06/2009