E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR CAKTIMIN E NIVELIT BAZË TË SË ARDHURËS NGA PAPUNËSIA

V E N D I M 

PËR 

CAKTIMIN E NIVELIT BAZË TË SË ARDHURËS NGA PAPUNËSIA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 54, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 8, të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Niveli bazë i së ardhurës nga papunësia të jetë 6 340 (gjashtë mijë e treqind e dyzet) lekë në muaj.

2.     Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e parashikuara në buxhetin e vitit 2009, miratuar për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, në grupin 25, titulli 10550, “Tregu i punës”.

3.     Ngarkohen Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit për zbatimin e këtij vendimi.

4.     Vendimi nr.236, datë 27.2.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e nivelit bazë të së ardhurës nga papunësia”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.5.2009.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


11/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›