E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.342, DATË 8.4.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KONTRIBUTIN E QEVERISË SHQIPTARE PËR RINGRITJEN E KAPACITETEVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË IRAKUT”

 V E N D I M

PËR 

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.342, DATË 8.4.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KONTRIBUTIN E QEVERISË SHQIPTARE PËR RINGRITJEN E KAPACITETEVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË IRAKUT”

Në mbështetje  të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 7, të nenit 14, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

 V E N D O S I:

 Sasia “38 200”, e përmendur në pikën 2, të tabelës nr.1, që i bashkëlidhet vendimit nr.342, datë 8.4.2009, të Këshillit të Ministrave, bëhet “382 000”.

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


30/09/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›