V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.475, DATË 13.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË, TË ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE TË KABINETEVE, NË KRYEMINISTRI, APARATET E MINI
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.475, DATË 13.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË, TË ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE TË KABINETEVE, NË KRYEMINISTRI, APARATET E MINISTRIVE TË LINJËS DHE ADMINISTRATËN E PRESIDENTIT, TË KUVENDIT DHE NË KOMISIONIN QENDROR TË ZGJEDHJEVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Lidhja nr.4, që і bashkëlidhet vendimit nr.475, datë 13.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër, që і bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe і shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2008.
K R Y E M І N І S T R І
SALI BERISHA