E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I PUSIT TË UJIT, NR.3, VRION, DHE I LIDHJES ME TUBACIONIN E UJËSJELLËSIT TË NAVARICËS

V E N D I M

PËR 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I PUSIT TË UJIT, NR.3, VRION, DHE I LIDHJES ME TUBACIONIN E UJËSJELLËSIT TË NAVARICËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”,  dhe të nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i pusit të ujit nr.3, Vrion, dhe i lidhjes me tubacionin e ujësjellësit të Navaricës.

2.     Shpronësimi të bëhet në favor të bashkisë Sarandë.

3.     Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për sipërfaqen  1 600 m2,  tokë/arë, e vlerësuar me 320 lekë/m2, me vlerë shpronësimi 512 000 (pesëqind e dymbëdhjetë mijë) lekë. 

4.     Ky fond të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, “Fondi shpronësime”, në Bankën e Shqipërisë.

5.     Shpenzimet procedurale, në shumën 151 000 (njëqind e pesëdhjetë e një mijë) lekë, të përballohen nga bashkia Sarandë.

6.     Shpronësimi të fillojë dhe të përfundojë brenda muajit janar 2008.

7.     Bashkia Sarandë të bëjë likuidimin e pronarëve brenda afatit të parashikuar në pikën 6, të këtij vendimi.

8.     Pronarët e përcaktuar në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Në proces regjistrimi”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të ketë përfunduar procesi i regjistrimit dhe pasi të paraqesin dokumentacionin e plotë të pronësisë, pranë bashkisë Sarandë.

9.     Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe bashkia Sarandë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›