V E N D I M PËR PËRDORIMIN E BONOVE TË PRIVATIZIMIT TË PUNONJËSVE TË ISH-SHOQËRISË “PRODHIM ASBESTI”, SHA, VLORË, NGA “PAKETA E AKSIONEVE TË PUNONJËSVE” NË “PAKETA E AKSIONEVE PËR PUBLIKUN”
V E N D I M PËR PËRDORIMIN E BONOVE TË PRIVATIZIMIT TË PUNONJËSVE TË ISH-SHOQËRISË “PRODHIM ASBESTI”, SHA, VLORË, NGA “PAKETA E AKSIONEVE TË PUNONJËSVE” NË “PAKETA E AKSIONEVE PËR PUBLIKUN”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 23, të ligjit nr.7512, datë 10.8.1991, “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit”, dhe të nenit 7, të ligjit nr.8334, datë 23.4.1998, “Për privatizimin e shoqërive tregtare, që veprojnë në sektorët jostrategjikë ”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Rezultatet e llogaritjes së paketës së aksioneve për punonjësit e ish-shoqërisë “Prodhim asbesti”, sha, Vlorë, të shërbejnë vetëm për efekt të listës emërore, me vlerat përkatëse, të investuara nga secili aksioner, për t’u përfshirë në “Paketa e aksioneve për publikun”, në shoqëritë anonime, të përcaktuara nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
2. Pika 1.2, e urdhrit nr.314, datë 31.8.1998, të ministrit të Ekonomisë, dhe Privatizimit, “Për fillimin e procedurave të privatizimit me ankand të paketave shtetërore të aksioneve të shoqërive tregtare, që veprojnë në sektorët jostrategjikë”, shfuqizohet.
3. Publikimi і procedurave të privatizimit, sipas urdhrit të sipërpërmendur, për transferimin e 16,6 për qind të paketës së aksioneve për punonjësit e ish-shoqërisë “Prodhim asbesti”, sha, Vlorë, anulohet.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M І N S T R І
SALI BERISHA