E Diel, 1 Nëntor 2026

V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.869, DATË 18.6.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ZBATIMIN E LIGJIT NR.7889, DATË 14.12.1994, “PËR STATUSIN E INVALIDIT”, TË NDRYSHUAR”

V E N D I M

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.869, DATË 18.6.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ZBATIMIN E LIGJIT NR.7889, DATË 14.12.1994, “PËR STATUSIN E INVALIDIT”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr.7889,      datë 14.12.1994, “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I :

1. Pika 5, e vendimit nr. 869, datë 18.6.2008, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5. Fondi 70 000 000 (shtatëdhjetë milionë) lekë të përballohet nga fondi i kontigjencës dhe të derdhet në buxhetin e vitit 2008, miratuar për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.”.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet financiare nga         data 1 korrik 2008.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›