E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE PËR KURIMIN E Z. ARBËR KURTI, NË ITALI

V E N D I M 

PËR 

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE PËR KURIMIN E Z. ARBËR KURTI, NË ITALI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, «Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë», dhe tё ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, « Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008 », me propozimin e ministrit të Shёndetёsisё, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Ministrisё sё Shёndetёsisё, nё buxhetin e miratuar pёr vitin 2008, nё  zёri «Shpenzime operative », t’i shtohet fondi 7 685 000 (shtatë milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë mijë) lekë, pёr përballimin e tё shpenzimeve pёr kurimin  e z. Arbër Kurti, në Poliklinikën S.Orsola-Malpighi, në Bolonja, Itali.

2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3.     Pagesa të bëhet kundrejt paraqitjes sё faturave origjinale të institucionit shëndetësor.

4.     Ngarkohen Ministria e Shёndetёsisё dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›