E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALEVE “SOTIRË 1,” DHE “SOTIRË 2”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALEVE   “SOTIRË 1,” DHE “SOTIRË 2”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23,      pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

 V E N D O S I:

1.     Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, operim dhe transferim), të hidrocentraleve “Sotirë 1” dhe “Sotirë 2”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

2.     Miratimin e bonusit prej 2 pikëve, për rezultatin teknik e financiar, në procedurën përzgjedhëse konkurruese (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë  “Shushica”, shpk.

3.     Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese, për dhënien me koncesion të hidrocentraleve               “Sotirë 1” dhe “Sotirë 2”, të kërkojë shprehje interesi dhe të pranojë oferta, për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtyre hidrocentraleve.

4.     Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


06/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›